Trafiku është intensiv në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” për automjetet e lehta dhe ato të mallrave që hyjnë në Turqi, njoftuan nga Policia Kufitare. Në pikën kufitare “Kallotina”, trafiku është i dendur për automjetet e lehta që hyjnë nga Serbia.
Në fillim të javës, kalimi nëpër pikat dhe vendkalimet e tjera kufitare me Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Rumaninë është normal. Në pikën kufitare “Kullata” drejt Greqisë gjithashtu ka fluks të shtuar të automjeteve të lehta.
Nga e hëna, 3 gusht, në pikën kufitare “Kırklareli Dereköy – Malko Tërnovo” mes Bullgarisë dhe Turqisë do të lejohet kalimi në të dy drejtimet i automjeteve të lehta tregtare për transport mallrash me peshë deri në 3.5 tonë, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Tregtisë së Turqisë, të cituar nga BTA.

