Monday, August 3, 2026
HomeLajmeKosovëZhduken vëlla e motër në Prizren, Policia nis hetimet

Zhduken vëlla e motër në Prizren, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës është duke  e trajtuar një rast të zhdukjes së dy personave, pasi një grua ka raportuar se vajza dhe djali i saj janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

Sipas raportit policor, ankuesja e ka njoftuar Policinë më 2 gusht 2026, duke bërë të ditur se dy fëmijët e saj ishin larguar nga shtëpia, ndërsa rasti lidhet me ngjarjen e datës 30 korrik 2026, rreth orës 19:00, në Prizren.

“Pas verifikimit dhe sipas deklarimit të ankueses personat në fjalë janë recidivist të veprës së njëjtë pasi që edhe herë të tjera janë larguar nga shtëpia”, thuhet në raport .

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram