Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëDëmtohet gypi i ujësjellësit, pa ujë objektet në sheshin `Xhorxh Bush`

Dëmtohet gypi i ujësjellësit, pa ujë objektet në sheshin `Xhorxh Bush`

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në sheshin “Xhorxh Bush”, operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës kanë dëmtuar gypin e ujësjellësit me diametër 225 mm gjatë kryerjes së punimeve.

Si pasojë e këtij dëmtimi, deri në sanimin e defektit pa furnizim me ujë do të mbesin objektet në sheshin “Xhorxh Bush”.

“Për shkak të natyrës më të ndërlikuar të dëmtimit, riparimi mund të kërkojë më shumë kohë. Por, ekipet tona të mirëmbajtjes janë në terren dhe do të bëjnë maksimumin që defekti të sanohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet në normalitet”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram