Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovëDogana inkason 209.7 milionë euro në korrik, rritje 12.22%

Dogana inkason 209.7 milionë euro në korrik, rritje 12.22%

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik 2026 ka inkasuar 209.7 milionë euro, duke shënuar rritje prej 12.22 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas njoftimit, të hyrat e realizuara gjatë këtij muaji kanë tejkaluar edhe projeksionin mujor, ndërsa performanca pozitive i atribuohet zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, bashkëpunimit me bizneset dhe avancimit të masave për lehtësimin e tregtisë.

Dogana njofton se deri më 10 korrik 2026 ka inkasuar mbi 1 miliard e 7 milionë euro.

“Dogana e Kosovës vazhdon të shënojë rezultate pozitive në mbledhjen e të hyrave dhe përmbushjen e misionit të saj. Gjatë muajit korrik 2026 janë inkasuar 209.7 milionë euro, që paraqet një rritje prej 12.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke tejkaluar edhe projeksionin mujor”, thuhet në njoftim.

Në bilancin mujor, Dogana ka bërë të ditur se gjatë korrikut janë ndërmarrë edhe veprime në mbrojtje të të drejtave të pronësisë intelektuale, ku janë asgjësuar mbi 6 mijë maica që cenonin këto të drejta.

Po ashtu, institucioni njofton se ka vazhduar dialogun me komunitetin e biznesit për adresimin e sfidave dhe avancimin e lehtësimit të tregtisë, duke përfshirë edhe punën për krijimin e një zyre të përbashkët doganore me Shqipërinë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram