ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 7 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 22/39 | Diell |
| Kukës | 16/35 | Diell |
| Lezhë | 23/38 | Diell |
| Dibër | 18/35 | Diell |
| Durrës | 22/36 | Diell |
| Tiranë | 26/38 | Diell |
| Elbasan | 23/39 | Diell |
| Berat | 21/39 | Diell |
| Vlorë | 23/35 | Diell |
| Korçë | 17/32 | Diell |
| Gjirokastër | 18/39 | Diell |
| Sarandë | 24/34 | Diell |

