Një ushtar hapi zjarr në fshatin Khmelnitskoye në Sevastopol, duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur, sipas Mikhail Razvozhaev, guvernator i qytetit të aneksuar. Uhtari, të dhënat e të cilit nuk u dhanë, fillimisht qëlloi dhe vrau një ushtar tjetër dhe plagosi një tjetër.
Sipas tij, ushtari fillimisht filloi të qëllonte mbi ushtarët e tjerë. Si rezultat, një person u vra dhe një tjetër u plagos. Më pas ushtari plagosi tre persona të tjerë dhe vrau tre civilë: dy burra (njëri ishte 59 vjeç, tjetri 71) dhe një grua 64-vjeçare.
Razvozzhaev shtoi se ushtari që hapi zjarr është ndaluar. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore.
Ai nuk dha detaje të tjera, përfshirë arsyet e incidentit.

