Tuesday, August 4, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria: Hetimet në Zubin Potok po vazhdojnë në një lokacion të tretë

Prokuroria: Hetimet në Zubin Potok po vazhdojnë në një lokacion të tretë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdon intensivisht hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit, deri më tani janë arrestuar tre persona, të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së me qëllim të identifikimit. Ndërkohë, gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël janë duke vazhduar.

Prokuroria bën të ditur se aktualisht hetimet po zhvillohen edhe në një lokacion të tretë. Në vendngjarje ka qenë edhe prokurorja përgjegjëse, së bashku me hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë, për të mbikëqyrur zhvillimin e veprimeve hetimore.

Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimeve, Prokuroria Speciale thekson se nuk mund të japë më shumë detaje në këtë fazë. Sipas saj, informacione shtesë do të bëhen publike sapo një gjë e tillë të jetë e mundur, pa cenuar procesin hetimor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram