Wednesday, August 5, 2026
HomeLajmeKosovë138 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 2561 gjoba

138 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 2561 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 37 aksidente me të lënduar dhe 101 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2561 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 39 persona, 19 i ka dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram