Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, pasi dyshohet se ka dëmtuar financiarisht një shtetas të huaj me të cilin kishte planifikuar të hapte një biznes të përbashkët në Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti lidhet me periudhën 2024–2026. Hetimet kanë rezultuar se i dyshuari dhe ankuesi kishin arritur marrëveshje për të investuar dhe themeluar një biznes të përbashkët në Kosovë.
Policia bën të ditur se i dyshuari dyshohet se ka keqpërdorur autorizimet ekonomike që i ishin besuar në kuadër të këtij bashkëpunimi, duke përvetësuar ose përdorur në mënyrë të kundërligjshme investimet e shtetasit të huaj, me ç’rast i ka shkaktuar atij dëm financiar.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

