Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka publikuar raportin e kontrolleve dhe analizave për produktet e qumështit, ku janë evidentuar disa mospërputhje gjatë inspektimeve.
Sipas raportit, në disa produkte është konstatuar përdorimi i përbërësve si qumësht pluhur, vaj palme dhe hirrë, të cilët nuk ishin deklaruar në etiketim. Po ashtu, janë evidentuar edhe parregullsi që lidhen me procesin e prodhimit.
AUV ka bërë të ditur se kontrollet janë kryer me qëllim të garantimit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së konsumatorëve, ndërsa për rastet e evidentuara do të ndërmerren masat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Ja raporti i plotë i AUV-së:


