Thursday, August 6, 2026
HomeEkonomiBien çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më lirë për 5 centë

Bien çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më lirë për 5 centë

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie këtë të enjte, me naftën dhe benzinën që janë liruar nga 5 centë për litër.

Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.72 euro për litër, nga 1.77 euro sa ishte një ditë më parë. Edhe benzina ka pësuar të njëjtën ulje, duke zbritur në 1.45 euro për litër, nga 1.50 euro.

Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër.

Nafta kishte arritur nivelin më të lartë të çmimit më 9 prill, kur një litër shitej deri në 1.91 euro, pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Pas armëpushimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, tregjet ndërkombëtare të naftës shënuan rënie të çmimeve. Megjithatë, zhvillimet e fundit, përfshirë rifillimin e sulmeve dhe mbylljen e përsëritur të Ngushticës së Hormuzit, kanë rikthyer pasigurinë në tregjet globale të energjisë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram