Thursday, August 6, 2026
HomeLajmeMbi 1.7 milionë udhëtarë dhe 702 mijë automjete në pikat kufitare gjatë...

Mbi 1.7 milionë udhëtarë dhe 702 mijë automjete në pikat kufitare gjatë korrikut

ATSH/  Dogana Shqiptare ka përballuar me efikasitet rritjen e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve në pikat tokësore të kalimit kufitar gjatë muajit korrik, duke garantuar shërbim të pandërprerë 24 orë në 7 ditë të javës.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur se në 6 pikat kryesore kufitare të vendit gjatë korrikut janë përpunuar mesatarisht çdo ditë mbi 90 mijë udhëtarë dhe rreth 34 mijë automjete.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministri Malaj, gjatë gjithë muajit korrik në këto pika kufitare janë regjistruar rreth 1.7 milionë udhëtarë dhe 702 mijë automjete, në një periudhë me intensitet të lartë lëvizjesh për shkak të sezonit turistik.

Fluksi më i madh është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, ku janë përpunuar rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete.

Në pikën e kalimit kufitar Kapshticë janë regjistruar rreth 204 mijë udhëtarë dhe 48 mijë automjete, ndërsa në Kakavijë kanë kaluar rreth 199 mijë udhëtarë dhe 46 mijë automjete.

Në Han të Hotit janë përpunuar rreth 171 mijë udhëtarë dhe 84 mijë automjete, ndërsa në Qafë Botë rreth 132 mijë udhëtarë dhe 37 mijë mjete.

Ministri Malaj theksoi se strukturat doganore vijojnë punën për menaxhimin e flukseve të larta dhe garantimin e një shërbimi sa më të shpejtë për qytetarët dhe vizitorët që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria.

Rritja e lëvizjeve në pikat kufitare vjen në një periudhë kur vendi po përjeton një sezon të ngarkuar turistik, me numër të lartë vizitorësh dhe udhëtarësh nga të gjitha drejtimet.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram