Friday, August 7, 2026
HomeLajmeKosovëÇipa: Kosova përballet me tranzicion politik të kushtueshëm nëse shkelin afatet kushtetueseÇipa

Çipa: Kosova përballet me tranzicion politik të kushtueshëm nëse shkelin afatet kushtetueseÇipa

Analistët kanë dhënë vlerësimet e tyre ne RTK, duke analizuar situatën e krijuar pas ‘sherrit’ politik për postin e presidentit.

Gazetari nga Shqipëria, Aleksandër Çipa , tha se ripërtëritja e cikleve politike ia kujton atij procesin deri në emërimin e presidentit në Shqipëri, Alfred Moisiu. Ai tha se njësoj siç është vepruar në atë kohë, edhe në Kosovë tashmë tri partitë kryesore politike, sipas tij, duhet të gjejnë një emër jopartiak.

Ai tha se nuk do të duhej të shkelen afatet kushtetuese dhe të mos mendohen kostot e humbjes së vendit si pasojë e krizave politike.

“Nëse sot nuk do të respektohet afati kushtetues në Kosovë, Kosova hyn në një periudhë të tranzicionit politik. Te shqiptarët këto tranzicione janë me kosto të shumëfishta, institucionale, ligjore, shoqërore dhe ekonomike e financiare. Mendoj se jemi para një domosdoshmërie ku shumica që kryesohet nga Kurti, do të duhej të udhëhiqej nga deviza ‘për të bërë shtet, do të duhej të lëshonim pushtet’. Unë nuk e shikoj një vullnet të tillë”, tha ai.

20:39 / 07.08.2026

Seanca e nesërme dhe ngërçi politik, analistët flasin për pasojat dhe afatet

Medina Pasoma / RTKlive

Mosarritja deri më tani e një marrëveshjeje politike ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, seanca konstituive e Kuvendit e thirrur për nesër, dilemat nëse mbajtja e saj pas përfundimit të afatit sonte është antikushtetuese, si dhe pasojat e krizës politike, janë trajtuar në RTK Prime.

Analistët kanë dhënë vlerësimet e tyre lidhur me situatën aktuale politike, duke analizuar situatën e krijuar pas ‘sherrit’ politik për postin e presidentit.

Gojnovci: LVV e LDK do të duhej të lëshonin pe nga pozicionet fillestare

Ejup Gojnovci vlerësoi se raportet negociuese mes LVV dhe LDK po largohen dhe nuk po afrohen, sa i përket dakordimit rreth një marrëveshjeje politike. Ai tha se këtë e vulos deklarata e sotme e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili tha se “jemi shumë larg marrëveshjes”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mundur të futet në këto bisedime me Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar pozitën e Presidentit të vendit, eventualisht edhe hisen në ekzekutiv. Në anën tjetër, subjekti politik i cili mund të ofrojë këto pozita mund të futet në diskutime me pozicionet më të ulëta, duke ofruar shumë më pak. Dhe gjatë rrugës, secili nga ta do të duhej të lëshonte pe nga pozicionet fillestare dhe natyrisht si rrjedhojë, do të vinte një marrëveshje e mundshme”, vlerësoi ai.

Ai shtoi se insistimi i LDK-së për marrjen e pozitës së presidentit, sipas tij, po e shkakton ngërçin politik.

Shala flet për pasojat që mund të sjellë seanca e nesërme

Analisti dhe profesori, Ibrahim Shala, tha se parë në këndvështrimin e rrjedhës së ngjarjeve, në seancën e thirrur nesër partitë opozitare mund të bojkotojnë duke u thirrur në aspektin e tejkalimit kohor.

“E këtu pastaj prodhohet një realitet tjetër, që prapë është çështje e juristëve se a mund të vazhdohet pa praninë e deputetëve të opozitës dhe të procedohet me zgjedhjen e Qeverisë, në fakt kryetarit të Kuvendit edhe të Qeverisë”, vlerësoi Shala.

“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit me automatizëm prodhon një efekt tjetër: ndërrohet kryetari i Kuvendit, por që se ndërrohet kryetari i Kuvendit, atëherë ai me automatizëm në atë sekondë bëhet edhe ushtrues i detyrës i Presidentit dhe duhet të shkojë në Presidencë, mund të ndërrohet me Albulenën…. Do të thotë gjërat kanë një renditje logjike të zhvillimit të tyre”, tha ai.

Hajdari: LDK e përçarë për presidentin, e tëra shfaqje për publikun

Fatime Hajdari tha se edhe sot Kosova është në pozitën e njëjtë dhe se edhe një proces i ri zgjedhor nuk do të sjellë asgjë të re përveç situatës bllokuese. Ajo vlerësoi se partitë opozitare kanë një element të përbashkët, “nuk e pranojnë rezultatin zgjedhor, rrjedhimisht dhe të fituesit”.

“Rreth pozitës së kryetarit të Kuvendit, ka pasur 56 seanca të thirrura për zonjën Haxhiu, ku opozita ka pretenduar edhe këtë pozitë. Tash opozita thotë kjo pozitë është ceremoniale, nuk e duam dhe synojmë diçka tjetër. E gjithë kjo vjen se LDK i ka të qartë se nuk i ka 18 vota në pako, edhe nëse shkohet te votimi i presidentit shihet se sa të përçarë janë dhe sa pak mbështetje kanë për një kandidaturë, qoftë edhe nga LDK. Krejt kjo tjetra është një shfaqje që duhet bërë për publikun”, tha ajo.

Zeqiri: Duhet të respektohet çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese

Sadik Zeqiri, në anën tjetër, thirrjen e nesërme të seancës konstituive e ka vlerësuar si antikushtetuese. Ai ka thënë se afati i fundit për mbajtjen e saj ka qenë deri në 23:59 sonte, më 7 gusht.

“Kushtetuta është e njëjtë, por aktgjykimet janë të ndryshme. Dhe kjo është ajo që ka vendosur sot, (Gjykata me aktvendimin e vitit 2025) ka vendosur ditë të caktuara, prandaj është mirë që askush të mos i shkelë këto aktgjykime, sepse nuk ka të drejtë. Duhet të respektohet çdo vendim i nxjerrë nga gjykatat, e lëre më nga Gjykata Kushtetuese”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram