Saturday, August 8, 2026
HomeLajmeKosovëTahiri: VV sonte rrënoi rendin kushtetues, dyert e Kuvendit të mbyllura

Tahiri: VV sonte rrënoi rendin kushtetues, dyert e Kuvendit të mbyllura

Pas mosplotësimit të kërkesës së opozitës për mbajtjen e seancës konstituive sonte, Besnik Tahiri nga Aleanca, në një konferencë për media, tha se LVV-ja ka rrënuar rendin kushtetues.

“Ajo që ne sot i themi kryesuesit Dehari, LVV-së, shumicës parlamentare, ju sonte jeni duke e rrënuar rendin kushtetues, jeni duke e lënduar skajshmërisht demokracinë përfaqësuese në Kosovë, jeni duke shkelur aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha aktet e normat që e rregullojnë punën e këtij Kuvendi”, tha ai.

Ai tha se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit përfundon sonte në 23:59 dhe se ata kanë kërkuar nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, caktimin e vazhdimit të seancës menjëherë.

“Dyert e sallës ku do të duhej të konstituohej Kuvendi sonte janë të mbyllura, për faktin që ne si grup parlamentar e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin e seancës konstituive dhe administratën me shkrim përmes e-mailit, mirëpo salla është e mbyllur”, tha ai.

“Sipas nenit 12, paragrafit 5 të rregullores, seanca konstituive përfundon vetëm me zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të tjerë. Afati procedural prej 48 orësh për ndërprerjen e seancës s’mund ta zgjasë afatin kushtetues 30-ditor”, shtoi ai.

“Ne kërkojmë që deri në ora 24:00 të mblidhen dhe le të vijnë”, tha ai.

Përderisa LVV-ja thirri nesër seancën konstituive duke filluar nga ora 11:00, partitë opozitare në përbërje prej PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë kërkuar mbajtjen sonte të seancës duke filluar nga ora 22:30. Ata u mblodhën në Kuvendin e Kosovës në pritje të deputetëve të LVV-së, por këta të fundit nuk kanë reaguar.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram