ak më shumë se 3000 aksidente të rënda rrugore me 219 viktima dhe 3759 të plagosur janë regjistruar në Bullgari gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, sipas një raporti të Agjencisë Shtetërore për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Sipas analizës, të gjithë treguesit kryesorë janë përkeqësuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton BNR Horizont.
Numrin më të madh të viktimave e përbëjnë shoferët, 118 persona, të ndjekur nga pasagjerët (61) dhe këmbësorët (39). Sipas raportit, drejtuesit e mjeteve janë përgjegjës për 92% të aksidenteve të rënda, ndërsa shkeljet më të zakonshme janë mosdhënia e përparësisë, shpejtësia e papërshtatshme dhe manovrat e gabuara.
Drejtuesit e trotinetëve elektrikë kanë shkaktuar 131 incidente, kryesisht për shkak të shpejtësisë së papërshtatshme.
Numri më i madh i aksidenteve të rënda është regjistruar në Sofje, Varna dhe Plovdiv, ndërsa statistikat tregojnë se dita më e rrezikshme për të ngarë automjetin është e hëna, veçanërisht ndërmjet orës 15:00 dhe 16:00.

