Është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike.
Kryesuesi Avni Dehari më pas e shpalli seancën të mbyllur, ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit dhe deputetëve të Vetëvendosjes.
Nis seanca konstituive, të pranishëm 109 deputetë
Seancën e ka hapur kryesuesi Avni Dehari, si deputeti më i moshuar i Kuvendit.
Në sallë janë të pranishëm 109 deputetë, ndërsa mungojnë 11.
11:58 Seanca ende nuk ka nisur, deputetët fillojnë të hyjnë në sallë
(E përditësuar 11:58) Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ende nuk ka nisur, ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 11:00, ndërsa deputetët e LDK-së ,LVV-së, PDK-së dhe AAK-s kanë hyrë në sallën e seancës.
Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar për sot, e shtunë, 8 gusht, në orën 11:00, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Në seancën konstituive, e cila kishte nisur të enjten, deputetët bënë betimin, ndërsa më pas punimet u ndërprenë pasi nuk u paraqit emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kishin kërkuar që seanca të vazhdonte të premten në orën 22:30, por ajo nuk u mbajt.
08:26 – Sot në 11:00 vazhdon seanca konstituive e Kuvendit
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vazhdojë sot, e shtunë, 8 gusht, në orën 11:00, me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar nga Kuvendi për sot në orën 11:00, ndërsa opozita kishte kërkuar që ajo të mbahej mbrëmë, duke argumentuar se në mesnatë përfundonte afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit.
Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së u mblodhën mbrëmë në Kuvend, pasi kishin kërkuar që seanca të vazhdonte në orën 22:30, por ajo nuk u mbajt. Ata thanë se dyert e sallës ishin të mbyllura.
Në seancën konstituive, e cila kishte nisur të enjten, deputetët bënë betimin, ndërsa më pas punimet u ndërprenë pasi nuk u paraqit emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti, kishte kërkuar kohë shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike me partitë.
Opozita ka kundërshtuar shtyrjen e procesit përtej afatit, duke e cilësuar atë si mosrespektim të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka rikujtuar se edhe në vitin 2025 Kuvendi nuk ishte konstituuar brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore.
Vazhdimi i seancës është caktuar për sot në orën 11:00. Përfaqësuesit e opozitës ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të marrin pjesë.

