Pesë shtetas të huaj janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, pasi dyshohet se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor.
Policia ka bërë të ditur se më 8 gusht, rreth orës 10:30, ka pranuar një informatë lidhur me disa persona që dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt.
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pesë persona.
Sipas verifikimeve fillestare, bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit.
Të shoqëruarit janë A.A., 22 vjeç, S.M., 28 vjeç, S.SH., 20 vjeç dhe A.R., 26 vjeç, shtetas të Qipros, si dhe M.S., 28 vjeç, shtetas i Pakistanit.
Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila do të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore.

