Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilsky dhe pesë persona u plagosën në rajonin Krasnodar të Rusisë pas një sulmi me dron ukrainas, thanë të shtunën autoritetet lokale.Veçmas, dronët goditën një strukturë industriale në rajonin Samarë të Rusisë, tha guvernatori rajonal, pa specifikuar se në cilin strukturë bëhej fjalë.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja ajrore shkatërroi 397 dronë ukrainas në disa rajone gjatë natës.
Reuters nuk mundi të konfirmonte në mënyrë të pavarur raportet nga fusha e betejës nga asnjëra palë në konflikt.

