Thursday, November 12, 2026
HomeLajmeKosovëNjë i vdekur dhe një i lënduar në aksident në Muhovc të...

Një i vdekur dhe një i lënduar në aksident në Muhovc të Ferizajt

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën në fshatin Muhovc të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se Policia ka pranuar informatën për aksidentin rreth orës 16:30.

Sipas informatave fillestare, në aksident është përfshirë një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Njësitë policore të stacionit policor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe Emergjenca Mjekësore.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa njësitet e trafikut kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetimin e rastit.

Veseli ka bërë të ditur se për detaje të tjera Policia do të njoftojë përmes raportit vijues.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram