Wednesday, August 12, 2026
HomeKulturë“Etno Fest” ndan çmimet e edicionit të 16-të

“Etno Fest” ndan çmimet e edicionit të 16-të

“Etno Fest”, juria profesionale e edicionit të 16-të, e përbërë nga Bislim Muçaj, kryetar, si dhe Arta Arifi e Agron Gërguri, anëtarë, ka ndarë çmimet për artistët dhe trupat më të dalluar të festivalit.

Etnoperformanca më e mirë u shpall “Echos of Origin” me Flaka Gorancin, ndërsa Etnoansambli më i mirë u vlerësua “Vullkani i Istogut”. Çmimet për Instrumentistin dhe Instrumentisten më të mirë iu dhanë Blerim Grubit dhe Lule Elezit.

Në kategoritë e tjera, Kostumografia më e mirë iu dha Ansamblit “Devolli” nga Korça, Koreografia më e mirë Gjergj Prevazit me “Void”, ndërsa Valltaret më të mira u shpallën Katerina Goga dhe Chiara Xoxi. Çmimet për Valltari, Këngëtaren dhe Këngëtarin më të mirë shkuan për Vasjar Hysën, Arta Jasharin dhe Mustafë Ramajn.

Orkestra më e mirë u shpall Ansambli “Dardanus” nga Tetova, ndërsa Koncerti artistik më i mirë grupi “Tavera” nga Izraeli.

Në kategoritë teatrore, Shfaqja më e mirë u vlerësua “Pylli”, produksion i Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren. Regjia më e mirë iu dha Ilir Bokshit për “Pesë fytyrat e heshtjes”, ndërsa Aktori më i mirë Adrian Morina dhe Aktorja më e mirë Hajat Toçilla. Për Skenografinë më të mirë u vlerësua Bekim Korça.

Sipas njoftimit të festivalit, Çmimi për inovacion artistik iu dha “Soloists of GOB” nga Bolonja, Itali, ndërsa Çmimi special i Etno Festit shkoi për Armend Balokun për performancën “Lahuta e Malësisë”.

Çmimi i Karrierës iu dha aktorit Selman Jusufi, për një karrierë mbi katër dekada dhe kontributin e tij në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram