Thursday, September 10, 2026
HomeLajmeKosovëHomazhe në 28-vjetorin e rënies së heronjve në Junik

Homazhe në 28-vjetorin e rënies së heronjve në Junik

Sipas një njoftimi të Komunës së Junikut, sot janë zhvilluar homazhe përkujtimore me rastin e 28-vjetorit të rënies heroike të Bedri Shalës, Bekim Berishës, Përmet Vulës dhe Elton Zherkës.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe qytetarë, vendosi kurora lulesh te përmendorja e heroit Bedri Shala.

Në këtë përvjetor u kujtua qëndresa e Junikut gjatë luftës së vitit 1998 dhe sakrifica e katër heronjve për lirinë e Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram