Tuesday, August 11, 2026
HomeEkonomiNaftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për çmimet e derivateve

Naftëtarët kërkojnë anulimin e vendimit për çmimet e derivateve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka kërkuar që të anulohet menjëherë vendimi për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës.

Naftëtarët kanë thënë se ky vendim po i dëmton rëndë bizneset, po e cenon konkurrencën e lirë dhe nuk po sjell përfitime reale për konsumatorët. 

“Vendimi nuk plotëson asnjërin nga kriteret e përcaktuara në nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. Gjithashtu është në kundërshtim Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 03/2022, sipas të cilit masa të tilla mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh”, thuhet në reagim. 

Shoqata ka thënë po ashtu se krahas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar është rritur edhe pagesa për buxhetin e shtetit.

“Nga data 3 mars 2026 deri më sot, konsumatorët kanë paguar në buxhetin e shteti mesatarisht rreth 7.5 centë për litër, më shumë se në periudhën para fillimit te konflikiti dhe rritjes së çmimeve të furnizimit. Mungesa e politikave mbështetëse dhe e një plani operativ shtetëror për përballimin e krizave energjetike ndërkombëtare ka bërë që barra financiare të vazhdojë të bjerë mbi qytetarët dhe bizneset.  Pavarësisht vështirësive dhe humbjeve financiare, kompanitë e sektorit të naftës kanë vazhduar të sigurojnë furnizim të rregullt dhe të pandërprerë të tregut. Karburantet janë produkte me rëndësi jetike për ekonominë, transportin dhe sigurinë kombëtare”, thuhet në reagim. 

Shoqata i ka bërë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit që ta anulojë menjëherë vendimin për kontrollin e çmimeve dhe ta rikthejë funksionimin e tregut mbi parimet e konkurrencës së lirë. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram