Tuesday, August 11, 2026
HomeLajmeKosovëDHTIK: Tejkaloni ngërçin politik, Kosovës i duhen institucione funksionale

DHTIK: Tejkaloni ngërçin politik, Kosovës i duhen institucione funksionale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e institucioneve të vendit, duke kërkuar nga partitë politike që të tejkalojnë ngërçin dhe të mundësojnë sa më shpejt formimin e Kuvendit dhe Qeverisë.

Në një deklaratë për media, DHTIK ka vlerësuar se mungesa e institucioneve funksionale po krijon pasiguri dhe po shkakton dëme të mëtejshme për ekonominë dhe bizneset vendore.

Sipas DHTIK-së, Kosovës i duhen institucione funksionale dhe vendimmarrje, ndërsa një tjetër cikël zgjedhor do ta thellonte edhe më shumë pasigurinë për komunitetin e biznesit dhe ekonominë.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë të domosdoshëm edhe për shkak të agjendës së madhe që e pret vendin në fushën ekonomike”, thuhet në deklaratë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka theksuar se ekziston një numër i madh ligjesh dhe çështjesh që kërkojnë ndryshime, plotësime apo rregullime të reja.

Në mesin e tyre janë Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, legjislacioni për TVSH-në, Ligji për Pronën Publike, Ligji për Investime Strategjike dhe Ligji për Shoqëritë Tregtare.

DHTIK ka paralajmëruar se këto çështje nuk mund të mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve, pasi bizneset kanë nevojë për siguri juridike, politika të parashikueshme dhe lehtësim të barrës administrative e fiskale.

Po ashtu, sipas kësaj dhome, nevojitet më shumë përkrahje për prodhimin vendor dhe investimet, si dhe krijimi i një klime më të favorshme për zhvillimin ekonomik.

DHTIK u ka bërë thirrje partive politike që interesin e vendit dhe të ekonomisë ta vendosin mbi dallimet politike, duke kërkuar përfundimin e procesit të konstituimit dhe krijimin e institucioneve që funksionojnë dhe marrin përgjegjësi.

“Kosovës i duhen institucione funksionale dhe vendimmarrje, e jo një cikël tjetër zgjedhor”, është apeli i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram