Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëKërçeli: Fillimisht marrëveshja politike, pastaj votimi i kryesisë së Kuvendit

Kërçeli: Fillimisht marrëveshja politike, pastaj votimi i kryesisë së Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka deklaruar se subjekti i tij politik është në pritje të një takimi me partitë e tjera për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse lidhur me pozitat institucionale në Republikën e Kosovës.

Duke folur për thirrjen e seancës së re dhe afatet kushtetuese, Kërçeli tha se deri më tani nuk është në dijeni për ndonjë takim të ri mes liderëve politikë.

“Jemi në pritje të një takimi me partitë, me subjektet politike për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat e institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Kërçeli.

Ai tha se procesi nuk ka mundur të nisë më herët, pasi deputetët e rinj janë betuar vetëm para pak ditësh.

“Ne si kemi as gjashtë ditë që jemi betuar si deputetë dhe para kësaj seance të betimit të deputetëve nuk kemi mundur të takohemi dhe të thërrasim seancë”, u shpreh ai.

Sipas Kërçelit, çështja e afatit 48-orësh duhet të shihet në kontekstin e të gjithë procesit institucional që pritet të pasojë zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.

Ai theksoi se Vetëvendosje nuk e sheh të ndarë procesin e konstituimit të Kuvendit nga zgjedhja e institucioneve të tjera.

“Ne mendojmë se opozita po deklaron se duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe kryesia e Kuvendit, mirëpo pas saj menjëherë vjen votimi për qeverinë e Republikës së Kosovës dhe pastaj për presidentin apo presidenten e Kosovës”, tha Kërçeli.

Deputeti i VV-së insistoi se, para votimit për drejtuesit e Kuvendit, duhet të ketë dakordim politik për të gjitha pozitat që lidhen me institucionet e vendit.

“Lëvizja Vetëvendosje konsideron se së pari duhet të kemi një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të gjitha pozitat, para se të votohet kryetari i Kuvendit dhe anëtarët e kryesisë së Kuvendit”, përfundoi ai.

Kërçeli i bëri këto deklarata gjatë ditës së dytë të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram