Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëKraki: Përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit u takon deputetëve

Kraki: Përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit u takon deputetëve

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka folur rreth zhvillimeve të fundit rreth konsitituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai tha se përgjegjësia për konstituim të Kuvendit të Kosovës u takon deputetëve, jo Presidentes.

“Presidentja ka përgjegjësi që ta thërrasë seancën, ta nisë jetën parlamentare pastaj me mandat, me betim, me mjetet e punës aktive, deputeti e fillon punën dhe i ka 30 ditë, sikurse te rasti i Presidentit apo i 60 ditëve të cilat i sqaron Gjykata. Është e njëjta logjikë” ka thënë Kraki në RTK Prime.

Ai ka folur edhe për ecurinë e zhvllimece rreth Kuvendit. “Ka qenë një farë momenti, pra 1 vit e gjysmë, ku ne ishim të gjithë aty çdo ditë “hajde po e konstituojmë” dhe të gjithë na u patën barrikaduar përballë, mos me u realizuar ai konstituim. Edhe pse ai konstituim rridhte nga një e drejtë kushtetuese e cila ishte e qartësuar deri në një farë pike, sa që askush në Kosovë nuk kishte mbetur pa e kuptuar, pa e marrë vesh atë esencën e asaj të drejte”, tha Kraki në RTK Prime.

Ai e krahasoi situatën aktuale me përpjekjet e mëparshme për konstituimin e Kuvendit.

“Kaloi ai moment, mësuam të gjithë, më duket, nga ajo bllokadë të gjitha partitë mësuan diçka dhe e ripërsëritëm ndeshjen, lojën e njëjtë. Ndërkohë aty, herën e dytë bllokada ndodhi, rastisi me u përputh kalendari presidencial me këtë tonin legjislativ dhe erdhi një variabël i ri në ekuacion një e panjohur e re që na bllokoi për së dyti. Edhe pse ishin mundësitë, u konstituuam herën e parë, u votua qeveria dhe në fund, kur erdhi puna te presidenti, nuk pati rezultat” tha ai.

Kraki tha se, sipas tij, të dyja mundësitë për zhvillimin e procesit tashmë janë provuar.

“Të dy versionet janë testuar. E para po mendoj në shkurt nga nëntori deri në shkurt i ka dalë ai versioni ku ne s’kishim mundësi të konstituoheshim dhe na mungonin disa numra; herën e dytë u konstituam, por dështuam te presidenti. Kjo është hera e tretë. Hera e tretë, duke qenë se janë testuar të dy opsionet, është e udhës dhe më duket që këtë herë ta marrim pak më shumë kohën t’ia lëmë kohën edhe diskutimeve, edhe takimeve. Tashti që është e mirë lajmi i mirë është se po ndodhin takimet që ka gatishmëri, ka konstruktivitet. Nuk është tragjike me synuar zgjidhjen, evitimin e dështimit që e përjetuam herën e fundit”, tha Kraki.

Kraki tha se afati duhet të lidhet me kohën efektive në dispozicion të deputetëve për të kryer përgjegjësinë e tyre.

“Momenti kur është nxjerrë aktgjykimi, Gjykata ka thënë: “nga kjo datë deri te ajo datë i keni 30 ditë”, domethënë ishim shumë larg nga kalendari puro jo-politik, kalendari civil. Ishim disa muaj larg asaj seance konstituese që kishte filluar”, shtoi ai.

Ai ka folur edhe për mënyrën se si, sipas tij, duhet të llogaritet afati 30-ditor dhe për dallimin mes përgjegjësive të deputetëve dhe Presidentes në këtë proces.

“Prandaj unë, në një sqarim timin që e kam bërë para disa ditëve në Facebook dhe në disa media, thashë që 30-ditëshi nëse biem dakord që duhet të ketë afat dhe ka afat, Gjykata i ka përmendur afatet atëherë 30-ditëshi që i ngarkon deputetët me përgjegjësi të veprimit, duhet t’ju akordohet deputetëve në kuadër të 30 ditëve të mundësisë efektive, reale për punë, nga momenti i betimit. Pasi përgjegjësia për caktimin e seancës nuk është e deputetëve. Një President mund ta caktojë seancën e konstituimit ditën e 30-të, 22 orë dhe deputetët do të kishin veç dy orë për t’u konstituuar, hipotetikisht. Prandaj përgjegjësia për konstituim u takon deputetëve, jo Presidentes Presidentja ka përgjegjësi që ta thërrasë seancën, ta nisë jetën parlamentare pastaj me mandat, me betim, me mjetet e punës aktive, deputeti e fillon punën dhe i ka 30 ditë, sikurse te rasti i Presidentit apo i 60 ditëve të cilat i sqaron Gjykata. Është e njëjta logjikë” ka thënë Kraki.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram