Tuesday, August 11, 2026
HomeKulturëKurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i cili këtë vit shënon edicionin e 25-të.

Në postimin e tij, kryeministri ka shkruar se DokuFest, për 25 vjet, ka dëshmuar se nuk është vetëm një festival filmi, duke e lidhur kinemanë me arkitekturën dhe hapësirat publike të Prizrenit.

Sipas tij, festivali gjatë një çerek shekulli është pozicionuar në mesin e festivaleve evropiane dhe ka ndikuar në zhvillimin dhe promovimin e industrisë së filmit në Kosovë dhe rajon.

Edicioni i 25-të i DokuFestit mbahet nën moton “Doku, sepse duhet!”, ndërsa programi i sivjetmë përfshin 223 filma në konkurrencë dhe jashtë saj. Sipas Kurtit, filmat trajtojnë tema të ndryshme, përfshirë luftën, kujtesën, migrimin, identitetin, mjedisin dhe pasojat e krizave globale.

Kurti ka theksuar se hapësira për krijim, reflektim dhe debat është një nga arsyet për mbështetjen që Qeveria e Kosovës i jep DokuFestit dhe skenës së pavarur kulturore në Kosovë.

“Besojmë në një kulturë që krijon bukur, zhvillon talente, fuqizon të rinjtë dhe e përfaqëson Kosovën përtej kufijve”, ka shkruar ai.

Sipas kryeministrit, DokuFest është dëshmi se organizatat e pavarura kulturore, kur kanë hapësirë dhe mbështetje të qëndrueshme, mund të kenë rol të rëndësishëm në zhvillimin kulturor, artistik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Në fund, Kurti ka përmendur edhe përfitimin për të rinjtë përmes European Youth Card Association, duke bërë të ditur se të rinjtë mund të përfitojnë 30 për qind zbritje në biletat e DokuFestit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram