Wednesday, August 12, 2026
HomeLajmeKosovëQytetarët e Ferizajt mbështesin nismën për ndryshimin e Kodit Penal

Qytetarët e Ferizajt mbështesin nismën për ndryshimin e Kodit Penal

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka nisur sot në Ferizaj mbledhjen e nënshkrimeve për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Kosovës.

Në Sheshin e qytetit, qytetarë të shumtë janë informuar për përmbajtjen e nismës dhe kanë dhënë mbështetjen e tyre përmes nënshkrimeve.

Nisma parasheh që moszbatimi i qëllimshëm i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të përcaktohet si vepër penale, si dhe të ndalohet përdorimi i parasë publike për përfitime elektorale gjatë periudhave zgjedhore dhe parazgjedhore.

Sipas IKD-së, synimi është forcimi i sundimit të ligjit dhe mbrojtja e integritetit të procesit zgjedhor.

Mbledhja e nënshkrimeve në Ferizaj do të vazhdojë sot deri në orën 15:00.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram