Janë arrestuar dy persona në Vushtrri pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policorë gjatë detyrës”, njofton PK.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.

