Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim Drejtorin e Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Sipas njoftimit, në fillim të takimit, Hoxha e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së re.
Gjatë takimit është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.
“Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Policisë së Kosovës u pajtuan për intensifikimin e komunikimit dhe bashkërendimit të vazhdueshëm ndërmjet dy institucioneve, duke e vlerësuar këtë si element thelbësor për shkëmbimin efikas të informacioneve, koordinimin e veprimeve hetimore dhe trajtimin sa më profesional të rasteve penale, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.”, thuhet në njoftim.

