Thursday, August 13, 2026
HomeLajmeKosovëIPK nis hetim paraprak ndaj disa zyrtarëve policorë

IPK nis hetim paraprak ndaj disa zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetim paraprak sipas detyrës zyrtare (ex officio), pas raportimeve mediale dhe deklaratave publike të bëra më 11 gusht lidhur me pretendimet e qytetarit me inicialet N. R. për tejkalim të autorizimeve policore nga disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sipas IPK-së, hetimi ka për qëllim verifikimin e këtyre pretendimeve dhe sqarimin e të gjitha fakteve e rrethanave që lidhen me rastin, përfshirë veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë gjatë një operacioni në Dren të Zubin Potokut.

IPK thekson se nisja e hetimit nuk paragjykon rezultatin e tij.

“Duke mos paragjykuar  rezultatin e hetimit, qëllimi i kësaj faze është mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit:, thuhet në njoftim.

Inspektorati ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale brenda kompetencave të tij. Këto përfshijnë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, si dhe intervistimin e personave që mund të kenë dijeni për incidentin.

IPK ka theksuar se çdo ankesë apo informacion lidhur me pretendimet për sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet me seriozitet të lartë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram