Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin S.Ll., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale – nxitja e përçarjes dhe mosdurimit, dhe – kanosja. S.Ll. është i arrestuari që dyshohet se gjatë vizitës së tij në Kuvend sot, më 12.08.2026, e kërcënoi Ramush Haradinajn, ish-kryetarin e Aleancës.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe “Kanosja”. Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria Speciale.

