Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëFerizaj: Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë

Ferizaj: Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për vrasje në tentativë

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj D.A. dhe A.A., të dyshuar për veprën penale “vrasja në tentativë”.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, Fitore Daci Krivanjeva, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprës penale.

Sipas gjykatës, rasti ka ndodhur më 13 gusht 2026, rreth orës 06:10, në një rrugë në Ferizaj. Të dyshuarit D.A. dhe A.A., në bashkëveprim me një të mitur, dyshohet se kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin A.Sh.

Sipas aktvendimit, ngjarjes i ka paraprirë një mosmarrëveshje mes A.A. dhe të dëmtuarit, e cila kishte ndodhur rreth një vit më parë në Zvicër.

Të dyshuarit, pasi e kanë takuar të dëmtuarin, dyshohet se e kanë përcjellë me veturë. Kur ai ka hyrë në një market, ata kanë dalë nga vetura. D.A. dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur të dëmtuarin një herë në pjesën e majtë të abdomenit.

Ndërkohë, sipas gjykatës, A.A. dyshohet se e ka goditur të dëmtuarin me grushte dhe shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa i mituri dyshohet se e ka goditur me një shkop druri.

Pas sulmit, i dëmtuari ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Gjykata ka vlerësuar të bazuar kërkesën e prokurorit të shtetit dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese, por ankesa nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram