Friday, August 14, 2026
HomeLajmeKosovëVetëm brenda një jave, 53 raste të dhunës në familje

Vetëm brenda një jave, 53 raste të dhunës në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka trajtuar 56 raste të reja gjatë periudhës 7–14 gusht 2026, ku shumica e rasteve kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Sipas të dhënave të ZMNV-së, nga 56 rastet e trajtuara, 53 kanë qenë raste të dhunës në familje, një rast për dhunim, një për lëndim të lehtë trupor dhe një rast për shkelje të urdhrit mbrojtës.

Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësit e viktimave në nivel vendi kanë parashtruar 8 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) në gjykatë, si dhe 20 Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME).

Po ashtu, është parashtruar një kërkesë për vazhdimin e urdhrit mbrojtës, ndërsa janë miratuar 19 aktvendime.

Në kuadër të punës për mbrojtjen dhe përfaqësimin e viktimave, janë zhvilluar 25 seanca gjyqësore dhe 14 seanca në prokurori. Viktimave u janë dhënë edhe 53 këshilla juridike.

Gjatë javës janë evidentuar edhe 6 aktgjykime dënuese, ndërsa është bërë një kërkesë për kompensim nga Fondi për Viktimat.

ZMNV-ja ka realizuar edhe referime dhe përfaqësime në institucionet përkatëse. Janë bërë 3 referime në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) dhe 7 referime në Qendrat për Punë Sociale (QPS).

Gjithashtu, është realizuar një përfaqësim në QPS dhe dy përfaqësime në strehimore.

Të dhënat pasqyrojnë aktivitetin e ZMNV-së gjatë vetëm një jave, me dhunën në familje që përbën pjesën dërrmuese të rasteve të trajtuara.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram