Saturday, August 15, 2026
HomeLajmeKosovëDehari: Pa marrëveshje, rrezikohen përplasjet në Kuvend

Dehari: Pa marrëveshje, rrezikohen përplasjet në Kuvend

Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka bërë thirrje për dialog dhe marrëveshje ndërmjet partive politike, duke paralajmëruar se vazhdimi i seancës pa një dakordim paraprak mund ta përshkallëzojë situatën dhe të sjellë edhe përplasje fizike brenda Kuvendit.

Dehari ka thënë se zhvillimet e fundit në Kuvend dëshmojnë rrezikun për të cilin kishte paralajmëruar më herët. Sipas tij, përplasjet politike duhet të zëvendësohen me dialog dhe përgjegjësi institucionale.

Ai ka mirëpritur ftesat për konsultime të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, drejtuar partive politike.

Dehari u ka bërë thirrje të gjitha partive që të ulen në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe arritjes së një marrëveshjeje për presidentin konsensual.

Sipas tij, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë pa një marrëveshje paraprake për presidentin mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“Populli ka folur. Tani është radha jonë, si përfaqësues politikë, të gjejmë marrëveshjen dhe t’i japim vendit institucione funksionale dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar Dehari.

Afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e legjislaturës së re ka përfunduar të premten.

Deputetët kanë dhënë betimin, por procesi ka mbetur i bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram