Saturday, August 15, 2026
HomepafilterVikendi me mot kryesisht të kthjellët, temperaturat deri në 33°C

Vikendi me mot kryesisht të kthjellët, temperaturat deri në 33°C

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se gjatë vikendit në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore.

Sipas parashikimit, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 m/s.

Edhe të dielën pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të jenë 10–14°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë 28–33°C. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s. 

IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë përgjithësisht të favorshme. Megjithatë, gjatë orëve të mesditës, për shkak të temperaturave që mund të arrijnë deri në 33°C, mund të paraqitet ngarkesë e shtuar termike.

Në aspektin agrometeorologjik, kushtet pritet të jenë të favorshme për zhvillimin dhe pjekjen e kulturave bujqësore. Megjithatë, temperaturat e larta dhe moti i thatë do të shtojnë nevojat për ujë, veçanërisht te perimet, misri dhe pemët frutore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram