Tuesday, August 18, 2026
HomeLajmeKosovëDy të huaj arrestohen për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Dy të huaj arrestohen për ushtrim të paligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor të ministrisë kompetente, ka realizuar sot një inspektim në një lokacion në Prishtinë, nën dyshimet për ushtrim të veprimtarisë në fushën e ortoprotetikës pa licencën përkatëse.

Gjatë inspektimit janë evidentuar dyshime për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore. Për këtë arsye, Inspektorati Shëndetësor ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit dy persona të dyshuar, shtetas të huaj, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore do të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente kanë bërë të ditur se veprimet janë ndërmarrë në kuadër të hetimeve për garantimin e respektimit të ligjeve dhe standardeve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram