Monday, August 17, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të shkurtra shiu në zonat malore

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm, reshje të shkurtra shiu në zonat malore

ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri në pasdite. Vranësirat do të jenë më të përqendruara në relievet kodrinore-malore në lindje të territorit, ku do të shoqërohen me reshje afatshkurtra shiu, në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 4-7 m/s. Në dete pritet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër22/35Diell pak re
Kukës15/33Diell re
Lezhë21/33Diell pak re
Dibër16/33Diell re
Durrës22/35Diell pak re
Tiranë24/35Diell pak re
Elbasan23/36Diell re
Berat21/36Diell re
Vlorë24/34Diell pak re
Korçë16/30Diell re
Gjirokastër18/36Diell re
Sarandë24/33Diell pak re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram