Të martën, më 18 gusht, në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës mund të shoqërohen me reshje të përkohshme shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale nga 24 deri në 28 gradë Celsius.
Temperaturat më të ulëta, 11 gradë, priten në Dragash, ndërsa maksimalet deri në 28 gradë Celsius priten në Prizren, Gjakovë dhe Istog.
Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 9 m/s, ndërsa në zonat ku zhvillohen dukuri konvektive, shpejtësia e erës mund të rritet përkohësisht.
Gjatë ditës, vranësirat mund të shtohen dhe në disa zona mund të ketë reshje të përkohshme shiu.

