Monday, August 17, 2026
HomeLajmeKosovëPolicia: Një aksident me fatalitet dhe 31 me të lënduar gjatë 24...

Policia: Një aksident me fatalitet dhe 31 me të lënduar gjatë 24 orëve

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 78 aksidente trafiku.

Sipas statistikave policore, një prej aksidenteve ka qenë me fatalitet, ndërsa 31 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar. Në 46 raste janë raportuar vetëm dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 975 tiketa trafiku.

Në kuadër të rasteve të trajtuara, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 10 persona janë dërguar në mbajtje. Nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram