ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e martë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në nga orët e mesditës deri pasdite.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë pikash në relievet kodrinore-malore të territorit. Në orët e pasdites reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, dhe shtrëngata të izoluara maleve në veri e lindje.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 21/34 | Diell re shi |
| Kukës | 16/34 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/34 | Diell re shi |
| Dibër | 16/34 | Diell re shi |
| Durrës | 21/34 | Diell re shi |
| Tiranë | 22/35 | Diell re shi |
| Elbasan | 20/36 | Diell re shi |
| Berat | 20/36 | Diell re shi |
| Vlorë | 21/34 | Diell re shi |
| Korçë | 16/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 16/35 | Diell re shi |
| Sarandë | 22/34 | Diell re shi |

