Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëAleanca ngre shqetësime për shkelje kushtetuese nga Qeveria

Aleanca ngre shqetësime për shkelje kushtetuese nga Qeveria

Aleanca ka mbajtur konferencë për medie me ç’rast ka ngrit akuza ndaj qeverisjes Kurti lidhur me shkelje kushtetuese dhe dëme financiare ndaj shtetit.

“Ne do të vazhdojmë ngritjen e çështjeve që vlerësojmë se janë alarmuese. Kjo gjendje jokushtetuese në të cilën LVV e ka futur Kosovën ka zinxhirë të shkeljeve, edhe ligjore edhe financiare. Po ngrisim shqetësimin për zhvatje buxhetore që po i ndodh Kosovës. Po flasim për gjysmë milioni euro vetëm për paga të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zyrat e qeverisë. Ata kanë qenë të emëruar para zgjedhjeve të qershorit. Por ai i cili certifikohet si deputet nuk ka të drejtë të ushtroj detyrën e ministrit. Rrjedhimisht, asnjë i punësuar nga këta ministra nuk kanë të drejt të futen në zyrat e qeverisë. Shuma e përafërt e pagave të këtyre militantëve është 486 mijë euro në muaj. Ndërsa, ka raste kur shoferët janë emëruar këshilltarë vetëm për t’ua rritur pagat. Dhe kjo bie në kurriz të popullit”, ka deklaruar deputeti i AAK-së, Burim Ramadani.

Ai foli edhe për mungesën e konstituimit të institucioneve, me ç’rast tha se Lëvizja Vetëvendosje deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë për ofertën e tyre me 6 pika.

“Aleanca ka bërë ofertë se si të ndihmojë në krijimin e institucioneve. Deri tani nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë lidhur me 6 pikat strategjike të AAK. Për neve është me rëndësi që institucionet e ardhshme a do ta fusin Kosovën në projektet e gazit, a do të ndërtojnë kapacitete energjetike e pika të tjera. Çfarëdo marrëveshje që del nga partitë e tjera ne do të shohim se çfarë del nga to”, ka shtuar Ramadani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram