Italia po përballet me një valë të re vrasjesh te grave, pasi gjashtë gra janë vrarë nga partnerët ose ish-partnerët e tyre që nga festa e 15 gushtit e shtuna e kaluar.Dy vrasjet e fundit të grave ndodhën të martën (18/08). Një grua 72-vjeçare u qëllua me gurë për vdekje nga bashkëshorti i saj 74-vjeçar në një fushë pranë Kozencës, Kalabri, dhe një grua 50-vjeçare polake u qëllua për vdekje me thikë nga bashkëshorti i saj 69-vjeçar tunizian në Colleferro, në jug të Romës.
Të hënën (17/08) një grua 39-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj 43-vjeçar pranë Venedikut, pasi ajo e kishte denoncuar vazhdimisht në polici për dhunë në familje dhe pasi doli në dritë se që nga viti 2002 tre gra të tjera e kishin denoncuar atë për dhunë.Vrasja e grave është përfshirë si
një krim i ri në kodin penal italian dhe po trajtohet si një emergjencë kombëtare, pasi dhuna vdekjeprurëse ndaj grave ka arritur nivele të reja në vend, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. Megjithatë, agjencia shtoi se një fushatë për të edukuar të rinjtë rreth marrëdhënieve të shëndetshme me seksin e kundërt
u ndalua kur qeveria
e bëri miratimin e prindërve një kusht që nxënësit të merrnin pjesë në të në shkollat italiane.

