Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëKërkohej në Kosovë për drogë, 32-vjeçari arrestohet në Rinas

Kërkohej në Kosovë për drogë, 32-vjeçari arrestohet në Rinas

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare është arrestuar në Rinas të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Kosovë.

Policia shqiptare njoftoi se i arrestuari, me inicialet A. Sh., banues në Kukës, akuzohet në Kosovë për vepra penale që lidhen me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për kapjen e shtetasve në kërkim dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë lokalizuar dhe kapur në Rinas, shtetasin A. Sh., 32 vjeç, banues në Kukës”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë së Tiranës, në momentin e ndalimit, 32-vjeçari është prezantuar me identitet tjetër, në përpjekje për të shmangur identifikimin dhe arrestimin.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram