Ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, po përcjell nga afër punën e Inspektoratit Mjedisor, i cili ka nisur aksionin për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronën publike në zonën e Liqenit të Radoniqit në Gjakovë.
Sipas saj, ky aksion ka për qëllim vendosjen e ligjshmërisë anë e mbanë Kosovës dhe lirimin e pronës publike nga uzurpimet e paligjshme.

