Një rast i keqpërdorimit të dokumentit është raportuar të martën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Sipas raportit policor, një person i dyshuar, gjatë kontrollit ka prezantuar një pasaportë të lëshuar nga Belgjika, për të cilën dyshohet se nuk i përkiste atij.
“Gjatë intervistimit, i dyshuari ka pranuar se dokumenti nuk ishte i tij. Ai ka deklaruar se është shtetas iranian dhe se nuk posedon dokument tjetër identifikues”, thuhet në raport.
Sipas policisë, gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se ndihet i rrezikuar në shtetin e tij.
Pas përfundimit të procedurave fillestare, i dyshuari është dërguar në Zyrën e Migracionit për vazhdimin e procedurave lidhur me kërkesën për azil.

