Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeReagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për rastin e Marin Memës

Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për rastin e Marin Memës

Union i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) dënon fuqishëm shpalljen e gazetarëve si persona non grata nga autoritetet e vendeve të tjera, duke e konsideruar këtë praktikë të papranueshme dhe të dëmshme për lirinë e shtypit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Rasti i Marin Memës është një shembull shqetësues i një qasjeje që përbën një goditje ndaj imazhit të demokracisë dhe shtetit ligjor. UGSH i bën thirrje organeve përkatëse, veçanërisht autoriteteve greke, që të heqin menjëherë këtë urdhër dhe të rikthejnë normalitetin në raportet mes dy vendeve tona” thekson UGSH.

Ne vijim ata ripërsërisin kërkesën për respektimin e parimeve themelore të Bashkimit Europian dhe për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, si pjesë e garancisë së lirisë së informacionit dhe demokracisë në rajonin tonë. Ndersa thekson se do të vazhdojë të monitorojë këtë çështje dhe të angazhohet për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias në çdo rrethanë.

“Rasti i Marin Memës eshte i rralle. Turp per organizatat rajonale dhe sidomos ato europiane qe mbajne nje heshtje te tille dhe deshmojne nje indiference te papranueshme. Europa eshte kontinent i njerezve te lire. BE eshte komunitet i parimeve themelore. Praktikat e shpalljes se gazetareve si persona non gratta apo te padeshirueshem nga shtete te veçanta, jane dhe duhet te jene histori te se shkuares dhe jo realitet aktual.

UGSH prej kohesh dhe aktualisht riperserit kerkesen ndaj autoriteteve greke per ta zhbere kete urdher qe godet imazhin e shtetit dhe demokracise greke ne raport me fqinjesine e mire”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram