Wednesday, August 19, 2026
HomeLajmeKosovëRihapet gjykimi për vrasjen në Gllogjan, administrohet videoja e Mehmetajt

Rihapet gjykimi për vrasjen në Gllogjan, administrohet videoja e Mehmetajt

Në Gjykatën Themelore në Pejë është rihapur gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan. Gjatë seancës së sotme janë administruar prova të reja materiale, në mesine të cilave edhe një vide incizim ku shihet njëri nga të akuzuarit, Kreshnik Mehmetaj, duke shtënë me armë në bjeshkët e Deçanit.

Pasi ka mohuar pretendimet se Prokuroria kishte fshehur prova, duke theksuar se edhe raporti i gëzhojave ka qenë pjesë e shkresave të lëndës që nga fillimi i hetimeve, prokurorja e rastit Saide Gashi tha se Prokuroria e Shtetit e respekton vendimin e gjykatës për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor dhe mirëpret administrimin e çdo prove e cila mund të ndihmojë në zbardhjen e së vërtetës.

Gashi tha se gjatë hetimeve lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë proceduar mbi 86 persona, janë ekzaminuar më shumë se 40 incizime dhe janë kontrolluar dhjetëra lokacione tjera.

Ndërkaq pasi i është referuar videos ku vërehet Kreshnik Mehmetaj duke shtënë me armë, prokurorja Gashi tha se lokacioni në bjeshkët e Deçanit është një poligon publik ku ndër vite kanë shtënë persona të ndryshëm.

Për këtë arsye, sipas saj, gjetja e gëzhojave në atë zonë nuk mund të lidhet automatikisht me ngjarjen kriminale.

Gashi tutje shtoi se Prokuroria nuk operon me supozime, por me konkluzione të bazuara në ekspertiza, përfshirë ekspertizën shkencore të videoincizimeve, ekspertizën e gëzhojave, municionit të gjetur në shtëpinë e të akuzuarve në Gllogjan dhe ekspertizën e fishekut të therur.

Ndërkaq në vazhdim pasuan fjalët përfundimtare të palëve në procedurë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë në korrik të këtij viti ka rihapur gjykimin ndaj Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj.

Sipas aktakuzës, të njëjtit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndërsa motivi i sulmit lidhet me hakmarrjen ndaj shoferit të autobusit, Gani Gjokaj.

Sulmi ndodhi në nëntor të vitit 2021, kur autobusi që qarkullonte në relacionin Gjakovë – Gllogjan u qëllua me armë zjarri e ku për pasojë, mbetën të vrarë tre persona ndërsa një tjetër qe plagosur rëndë.

Sipas avokatit të palëve të dëmtuara, Arianit Koci, vendimi përfundimtar do të shpallet më 24 gusht të këtij viti në ora 14.30.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram