Tuesday, November 10, 2026
HomeLajmeKosovëDeputetë të Aleancës i bashkohen atyre të PDK-së në protestën para qeverisë

Deputetë të Aleancës i bashkohen atyre të PDK-së në protestën para qeverisë

Për të gjashtën ditë me radhë, deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Aksionit të PDK-së këtë të enjte iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe asamblistë të PDK-së nga Vushtrria.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se kjo parti do të vazhdojë aksionin deri në konstituimin e Kuvendit, duke i bërë thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të marrin pjesë në procesin e konstituimit të institucioneve.

“Nuk do të ndalemi. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë që t’i ketë këto institucione. Prandaj, PDK vazhdon të qëndrojë me bindjet e saj. Sot dhe çdo ditë do të jemi këtu, deri në konstituimin e Kuvendit”, deklaroi Musliu, teksa kritikoi liderin e Vetëvendosjes, për siç tha “kapje të Qeverisë, Presidencës, Kuvendit dhe, mbi të gjitha, grupit parlamentar të LVV-së”.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se kërkesa e tyre është respektimi i Kushtetutës dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Ajo theksoi se institucionet duhet të funksionojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

“Ajo që po kërkojmë është të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka përcaktuar qartë periudhën kohore brenda së cilës duhet të konstituohet Kuvendi dhe të bëhet zgjedhja e presidentit. Pikërisht për këtë arsye kërkojmë që të respektohet ligji. Askush nuk është mbi ligjin dhe mbi ligjin nuk është as Albin Kurti”, tha Kadrijaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram