Thursday, August 20, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare `Taranto 2026`

Haxhiu në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare `Taranto 2026`

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka udhëtuar sot për në Itali, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu do të marrë pjesë edhe në pritjen që presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, organizon për krerët e shteteve dhe përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse në Lojëra.

Në këto Lojëra, Kosova merr pjesë në 17 sporte individuale dhe në katër sporte ekipore, me gjithsej 163 sportistë, numri më i madh me të cilin është përfaqësuar deri më tash në Lojërat Mesdhetare.

Edicioni i Tarantos ka rëndësi të veçantë për Kosovën edhe për faktin se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare do të mbahet në Prishtinë më 2030.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram