Thursday, August 20, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Haxhiu, përmes një videoje nga Taranto, tha se Kosova po merr pjesë me delegacionin më të madh që ka dërguar ndonjëherë në një garë të tillë.

“Sapo kemi arritur në Taranto, ku nesër zyrtarisht hapen Lojërat Mesdhetare. Republika e Kosovës merr pjesë me delegacionin më të madh që ka dërguar ndonjëherë në një garë të tillë. Me gjithsej 163 sportistë në 21 sporte, prej tyre 76 vajza. Për herë të parë, nuk shkojmë vetëm me sportistë individualë, por edhe me ekipe të plota në futboll, volejboll, hendboll dhe basketboll. Për shumë prej vajzave dhe djemve që do të na përfaqësojnë në këtë garë, kjo është gara e parë e tyre madhore, ndaj i presin ditë me shumë emocione. Pas katër vjetësh, Lojërat Mesdhetare do të mbahen në Prishtinë, atëherë, nikoqire do të jemi. Sportistëve tanë iu themi vetëm një gjë: garoni me zemër dhe jepni më të mirën për vendin. Nuk jeni vetëm, pas jush është një vend i tërë. Fat e mbarësi!”, ka theksuar Haxhiu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram